Xhavit Haliti ka rrëfyer se si ishin ndjekur me veturë sikur në filma bashkë me Hashim Thaçin e Bilall Sherifin në Paris nga persona të panjohur. Ai është rrëfyer në emisionin Pressing për këtë ngjarje.
E gjithë ngjarja kishte nisur kur kishin dalë në Paris dhe Thaçi e Sherifi donin të ngjiteshin në Kullën e Eiffel.
“Unë e Hashimi dojshim me dalë n’qytet… dhe kemi dalë na… kur kemi shku te Kulla Eiffel, ne jemi ndal me një lokal me pi kafe. Dojshim me shku unë, Billalli e Hashimi me hyp n’kullë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kur ishin nisur nga kafeja drejt kullës kishin vërejtur dy persona të dyshimtë që po i ndiqnin.
“T’u shku, Bilalli tha nja dy vet të dyshimtë po na vijnë mas. Jemi kthy, dhe Hashimi ka konkludu që e kanë me neve dhe jemi kthy n’kerr. Unë në filma kam pa që kanë ndjekë, por qysh na kanë ndjekë ata neve nuk e di. Nuk kishe shans me u largu prej tyne”, ka thënë ai.
Policët francezë i kishin shpëtuar Halitin, Thaçin e Sherifin. Një gjë e çuuditshme që kishte ndodhur të nesërmen, sipas Halitit, ishte vrasja e një serbi në Paris.
“Fati i pamë një truq policë dhe hymë në truq të policëve. Ata na morën e na çuan në shtëpi të bacit Ibush. Të nesërmen është vrarë një serb në Paris. Ai mund të jetë vrarë sepse nuk e ka kryer detyrën”, ka rrëfyer Haliti.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...