Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur rreth përvojës së tij që ka pasur në shtetin e Afganistanit ku tha se ka punuar për tri vite.
Abazi tha se në Afganistan ka shkuar me punë me organizatën USAID, ku ka qëndruar nga viti 2003 deri në vitin 2006.
“Kam shkuar me punë në vitin 2003 dhe kam përfunduar në vitin 2006 misionin tim me USAID-in dhe kam vazhduar punën time sidomos me presidentin Ghanin ku pjesë e programit ka qenë ndërtimi i paqes së qëndrueshme”, është shprehur Abazi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Më tej, ai thotë se herën e fundit në Afganistan ka qenë në vitin 2018, por që sipas tij situata gjatë
Ndërsa, sipas Abazit, talibanët janë produkt i luftës ndaj Bashkimit Sovjetik që në atë fazë janë quajtur “muaxhedin”.
“Talibanët janë një organizim politik e më vonë ushtarak. “Talibanë” do të thotë student e të cilët i kanë kapur armët për ta luftuar Bashkimin Sovjetik”, ka thënë Abazi, njofton Klankosova.tv.
Abazi tha se në Kosovë nuk duhet të ketë frikë sa i përket mundësisë së tërheqjes së trupave amerikane nga vendi.
“Amerikanët nuk janë lodhur duke qëndruar në Korenë e Jugut e në bazat e Bashkimit Evropian, por atje nuk mund të luftohet me 70 për qind të popullatës që nuk e përkrahë një agjendë të huaj, pra nuk duhet të ketë frikë sepse nuk ka paralele që Amerika të tërhiqet nga Kosova”, tha ai.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...