Qëndron Kastrati zyrtarizon kandidimin për Kamenicën

21:29 | 16 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Qëndron Kastrati do të kandidojë edhe për një mandat për kryetar të Kamenicës.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ai ka publikuar edhe disa emra nga lista për asamble për të cilën ka thënë se është më e mira.

Kastrati ka qenë anëtarë i PSD-së, ndërsa në këto zgjedhje do të garojë si i pavarur. PSD më herët kishte njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme