Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për The Guardian lidhur me operacionin për marrjen e afganëve që janë të rrezikuar nga talebanët. Rama për median britanike ka thënë se Shqipëria do të presë emigrantë nga Afganistani, pasi e di se si është të jetosh nën një diktaturë.
“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, është shprehur Rama.
Po ashtu kreu i qeverisë ka sulmuar dhe vendet e mëdha që nuk kanë bërë asgjë për të shpëtuar një popull që është nën terror. “Nuk mund ta kuptoj, se si vendet më të pasura mund t’i kthejnë shpinën këtij problemi“, u shpreh Kryeministri.
Në reagimin e tij për mediat ndërkombëtare kreu i ekzekutimit ka thënë se Shqipëria nuk mund të zgjidh problemin por do të bëjë pjesën e saj.
Në Shqipëri pritet që të vijnë qindra afganë në ditët në vijim dhe shumë prej tyre do të strehohen në qytetin studenti./tvklan.al
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...