Branimir Stojanoviq shpall kandidaturën për Kryetar të Graçanicës

17:26 | 16 Gusht 2021
KRG

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka shpallur kandidaturën për Kryetar të Komunës së Graçanicës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai ka njoftuar se do të jetë kandidat i pavarur për këtë pozitë.

Stojanoviq është shprehur se ka disa arsye se pse ka vendosur t’i hyjë garës elektorale.

“E para, sepse një numër i madh njerëzish në Graçanicë janë të pakënaqur me kandidatin e propozuar nga Lista Serbe dhe edhe më shumë me mënyrën se si u bë propozimi i tij”, ka thënë Stojanoviq.

Ai këtu ka përmendur Radomir Laban, që sipas tij vendos për Listën Serbe, e që ka theksuar se duke qenë gjyqtar as nuk ka të drejtë të merret me çështje politike./KK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme