Hyzer Rizani, kandidat për kryetar komune të Lipjanit, nga PDK

16:01 | 16 Gusht 2021
Arbresh.info

Hyzer Rizani, nga PDK, është kandidat për kryetar të komunës së Lipjanit, transmeton arbresh.info

Lajmin e ka konfirmuar i pari i kësaj partie, Memli Krasniqi, përmes rrjetit social facebook.

“Hyzer Rizani, do t’i prijë komunës së Lipjanit me plotë energji, me ekipin e bashkëpunëtorëve që trajtojnë me prioritet problemet që kanë qytetarët e kësaj komune, me kreativitet, transparencë dhe llogaridhënie, sepse, Lipjani meriton më mirë dhe më shumë vepra të mira për qytetarët.”, shkroi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme