“Të gjithë në vendin dhe kohën e duhur.”
Kështu i cilësoi sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj para mediave 21 kandidatët për kryetar komunash nga AAK.
“Janë 21 kandidat deri në këtë moment për kryetar komunash. Janë gjashtë që janë duke udhëhequr ende me komunat. Të gjithë janë të rrespektum dhe pa probleme me ligjin. E kemi një zonjë në këtë proces që kandidon për Drenicën. Për ne s’ka komunë të madhe apo të vogël të gjithë janë të duhur në kohën e duhur. Vlera e dytë e AAK-së është programi. Fjala që do të na shoqërojë në këto zgjedhje është ‘Me qytetarin’,” tha Haradinaj.
Ai tha se kanë një numër të madh të femrave kandidate për kuvende komunale.
E kryetari aktual dhe kandidati për kryetar për Gjakovën, Ardian Gjini tha se nuk jemi perfekt por dallojmë nga të tjerët.
“Të gjithë janë njerëz të pastër dhe nuk është koicidenc. Kjo është Aleanca dhe në komunat që Aleanca i ka udhëheq ka pas rritje në cilindo aspekt të jetës. Nuk jemi perfekt por kemi dallime”.
AAK-ja ka 21 kandidat për kryetar të komunave në Zgjedhjet Lokale 2021 që do të mbahen më 17 tetor./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë