Google ADS

Aktivistja e të drejtave të njeriut kërcënohet me thikë brenda aeroportit të Kabulit

11:48 | 16 Gusht 2021
arbresh.info

Një aktiviste e të drejtave të njeriut në aeroportin e Kabulit është kërcënuar me thikë, thotë gazetarja e ARD, Natalie Amiri.

Sipas saj, deri tek kërcënimi erdhi pasi aktivistja nuk pranoi të vendoste shallin.

“Edhe njerëzit e rastësishëm brenda aeroportit po na ofendojnë. Një djalë sapo erdhi tek ne, më urdhëroi të vendosja shallin tim, pasi nuk pranova, ai më paralajmëroi se do të përdorte thikë për të më detyruar të vendos shallin tim. Edhe këtu nuk jam e sigurt”, citon Amiri t’i ketë thënë aktivistja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme