Kabul| Dy persona dyshohet se ranë nga aeroplani pasi u ngjit në ajër

11:33 | 16 Gusht 2021
V. S.

Largimi pas pushtimit i qytetarëve Afganistan po vazhdon.

E pasi që një aeroplan  është ngritur për tu larguar nga Afganistani i cili mbarte qindra pasagjer, dyshohet se dy persona kanë ra nga aeroplani.

Në pamjet e publikuar shihet momentin kur ata bien nga aeroplani përderisa ai  është  në ngritje.

Kujtojmë se  në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në muajin e fundit.

Po ashtu talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul dhe teksa filluan të marrin nën kontroll lagjet periferike ata bënë thirrje për të marrë në dorëzim në mënyrë paqësore qeverinë dhe kryeqytetin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme