Koreja e Jugut vendosi të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj pasi talebanët arritën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Sipas lajmit të Yonhap, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut në një deklaratë tha se ata mbyllën përkohësisht Ambasadën në Kabul dhe evakuuan shumicën e personelit diplomatik në një vend në Lindjen e Mesme.
Nga ana tjetër në deklaratë thuhet se disa personel diplomatik, përfshirë ambasadorin e Koresë së Jugut në Kabul dhe një qytetar korean janë në një vend të sigurt në Afganistan dhe janë gati të evakuohen.
– Procesi i dominimit të talebanëve në vend
Në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.
Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.
Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në muajin e fundit.
Po ashtu talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul dhe teksa filluan të marrin nën kontroll lagjet periferike ata bënë thirrje për të marrë në dorëzim në mënyrë paqësore qeverinë dhe kryeqytetin.
Pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe forcat qeveritare u larguan nga kryeqyteti, talebanët filluan të marrin kontrollin e plotë të kryeqytetit./aa/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...