Google ADS

Sulmohet policja nga një qytetar, nuk pranonte t’i shqiptohej gjobë për mosrespektim të masave

09:23 | 16 Gusht 2021
arbresh.info

Një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka pranuar tretman mjekësor pasi e njëjta është sulmuar nga një person.

Ky i fundit është arrestuar, dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Krejt kjo, pasi nuk ka dashur t’i shqiptohet gjoba për mosrespektim të masave anti-covid.

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë, 15.07.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një kundërvajtje për mosrespektim të masave për Covid19 ka penguar zyrtarët policorë duke i shtyrë me duar. Zyrtarja policore pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme