Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar një deklaratë të përbashkët të disa vendeve rreth zhvillimeve të fundit në Afganistan, duke përmendur Shqipërinë të parën dhe Kosovën ndër vendet tjera botërore.
Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, deklarata është lëshuar nga vende ndër tjerash edhe si Shqipëria, Australia, Austria, Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Republika Dominikane, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gana, Greqia, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Islanda, Irlanda, Italia, si dhe Japonia.
Në këtë deklaratë të përbashkët të cilën është përfshirë edhe Kosova, gjithashtu ndër tjerash janë edhe Lituania, Mali i Zi, Holanda, Zelanda e Re, Nigeri, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Panamaja, Paraguai, Polonia, Portugalia, Katari, Republika e Koresë, Republika e Qipros, Rumania, Sierra Leone, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Togo, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Jemeni.
Më poshtë ua sjellim deklaratën e plotë:
Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë, ne mbështesim, po punojmë për të siguruar dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi.
Ata në pozita të pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi – dhe japin llogari – për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil.
Afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet.
Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitetshëm. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata./arbresh.info/
The United States joins the international community in affirming that Afghans and international citizens who wish to depart must be allowed to do so. Roads, airports, and border crossing must remain open, and calm must be maintained. https://t.co/lsNdsPETsW
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 16, 2021
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...