Një hetim nga The Sunday Times ka zbuluar përpjekjet e Pekinit për të kontrolluar vendimmarrjen e agjencisë, sabotuar hetimet dhe madje edhe për të instaluar zyrtarë.
Në raporti pretendohet se pavarësia e trupit shëndetësor ishte gërryer para përhapjes globale të virusit vdekjeprurës në fillim të vitit 2020.
Publikimi thotë se OBSH nuk ka arritur të sfidojë publikisht dezinformatat kineze, ka vonuar shpalljen e një emergjence ndërkombëtare dhe ka dekurajuar qeveritë të vendosin ndalime udhëtimi në Kinë për të mbrojtur ekonominë e saj.
Madje është sygjeruar se zyrtarët kanë rënë dakord për një “marrëveshje të fshehtë” me kinezët për të zbutur hetimin mbi origjinën e Covid-19.
Kjo nënkuptonte largimin e shkencëtarëve nga teoria që koronavirusi në vend që të vinte nga kafshët e egra në një treg të lagësht në qytet në dhjetor 2019, u arratis nga një laborator Wuhan.
Teoria fillimisht është hedhur poshtë nga OBSH si “jashtëzakonisht e pamundur”, por tani ekspertët thonë se mund të ketë pasur “gabim njerëzor” në laborator. Presioni vjen nga SHBA për të parë shkakun e mundshëm.
Që atëherë Covid-19 është përhapur në të gjithë globin, dhe deri më tani ka vrarë mbi 4.3 milionë njerëz, 130.894 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Është sugjeruar që Kina ka kohë që po përdorë ndikimin financiar mbi kombet më të varfra për të instaluar figurat e saj të preferuara në rolet kryesore në OBSH, si dhe organet e tjera të drejtuara nga OKB.
Kryesuesi ndër vendimmarrësit në OBSH është drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili është një mik i vjetër i Kinës. Ai vizitoi Presidentin kinez Xi Jinping në janar 2020, dy muaj para fillimit të pandemisë./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...