Isni Kilaj i PDK-së do të i garojë përsëri për kryetar të Komunës së Malishevës.
Ai më herët ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës dhe ka vendosur t’i rikthehet garës.
I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën e Kilajt për Kryetar të Komunës së Malishevës.
“Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, e njeh mirë secilën lagje e secilin fshat të Malishevës dhe ka aftësinë të unifikojë gjithë qytetarët rreth vizionit të ri që i duhet të rinjve e të rejave në Malishevë. Qytetarët e Malishevës meritojnë një zhvillim më të shpejtë e me perspektivë të qartë për gjeneratat e reja”, ka shkruar Krasniqi.
Kilaj ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës në vitet 2009-2013 ndërsa në zgjedhjet në vitin 2013 kishte dështuar duke u eliminuar në raundin e parë të zgjedhjeve dhe duke mos arritur as garën e balotazhit. /arbresh.info/
Postimi i plotë i Memli Krasniqi:
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...