Google ADS

Dalin pamjet nga tërmeti në Haiti

21:06 | 15 Gusht 2021
KRG

Sot ka ndodhur një termet në Haiti ku kanë vdekur mbi 700 njerëz.

Haiti u godit nga tërmeti prej 7.2 shkallësh.

Agjencia për Mbrojtje Civile ka deklaruar se numri  personave të vdekur ka arritur mbi 700 dhe të paktën 2.800  persona janë të lënduar.

Poashtu janë raportuar  për dëme të mëdha në qytetin Jermie ku mbi 200 mijë banorë  kanë mbetur pa shtëpi.

Kryeministri Ariel Henry ka shpallur një muaj gjendje të jashtëzakonshme.

Në Twitter janë publikur fotografi të ndryshme të tërmetit, ku shihen shumë persona duke kërkuar ndihmën e parë dhe poashtu duke mos pasur strehë mbi kokë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme