Yuri Kim: Atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi

20:03 | 15 Gusht 2021
Arbresh.info

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se shqiptarët çdoherë nderojnë kur duhet më së shumti, me anë të një postimi në twitter.

Njëjtë sikur Kim paraprakisht kishte thënë edhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të SHBA-së, Bob Menendez, ai kishte falënderuar shqiptarët që kanë pranuar t’i strehojnë përkohësisht afganët që po ikin nga sulmet talibane në Afganistan.

“BESA – atëherë kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithnjë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë që ju kemi miqtë dhe aleatët tanë”, ka shkruar Kim në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme