Talibanët tashmë kanë marrë nën kontroll Pallatin Presidencial në Kabul, pasi e mori edhe kryeqytetin afgan në dorë.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani është larguar nga Kabuli këtë të diel.
Sipas gazetarit Bilal Sarwary i cili ka folur me dy afganë të përfshirë direkt në negociata, ku thuhet se pjesë e marrëveshjes ishte që edhe vet presidenti Ghani të bashkohej me cermoninë e kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore ashtu siç kërkuan talibanet, por që ai zgjodhi që së bashku me ndihmësit e tij të largohen nga vendi.
“Punonjësit e pallatit thuhet se u thanë të largoheshin dhe pallati ishte bosh”, teksa talibanët më vonë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e kishin marrë atë nën kontrollm.
Por, nga zyrtarët qeveritarë ende nuk ka asnjë konfirmim rreth asaj që pretendojnë talibanet për kontrollin në Pallatin Presidencial./kk/
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”