Google ADS

Albright: Jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore që kanë ofruar strehim për afganët

17:44 | 15 Gusht 2021
KRG

Ish sekretarja e shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Madelieine Albright,  me anë të një postimi në Twitter ka shprehur falenderim për Kosovën, Shqipërinë, Kanadanë dhe Maqedonin e Veriut  të cilët kanë ofruar strehim për afganët.

“Duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan”, ka shkruar Albright në Twitter.

“Përderisa SHBA-ja po punon që t’i evakuojë ata në rrezik të veçantë nga talibanët, i jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore që kanë ofruar strehim për aleatët afganë, e posaçërisht për gratë dhe liderët e shoqërisë civile dhe pres edhe nga të tjerët që ta bëjnë këtë”. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të ngjashme