Prezantimin e tij e ka bërë kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.
“Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të trasnformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.
PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova.
Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë”, ka shkruar Bulliqi./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...