Rruga për tek një thesar i fshehur në Pjetërshticë të Shtimes, është e rrethuar me bukuri të jashtëzakonshme.
Eshtë kjo shpella e Pjetërshticës, e cila ndonëse e zbuluar nga fëmijët e vegjël të këtij fshati duket se u harrua nga dora e shtetit.
Lulzim Sahiti, Zyrtari për Informim dhe Media në Komunën e Shtimes, ka rrëfyer për arbresh.info se kjo shpellë ishte zbuluar menjëherë pas luftës në Kosovë.
“Shpella e fshatit Pjetërshticë, është zbuluar menjëherë pas luftës së fundit nga disa fëmijë të këtij fshati dhe pastaj janë njoftuar institucionet përkatëse për hulumtimin në brendësi te
saj.”
Anipse ndodhet vetëm 20 minuta larg Komunës se Shtimes, vizitorët mungojnë.
Hyrja e ngushtë brenda dhe mungesa e investimit ka bërë që pasuri nëntokësore të saj të lihen në harrësë.
“Në këtë shpellë ka stalaktitet dhe stalagmite të cilat janë karakteristike për shpellat e Kosovës, ku kjo ka ngjashmëri me Shpellën e Gadimes”.
Ky thesar i vendit, që në fillim ishte nën mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë natyrore nga Instituti i Kosovës, e më pas edhe nga Komuna e Shtimes, duket se do t’i nevojiten edhe disa vite që dikush të ndërrmarrë një hap për ta shndërruar në një atraksion turistik.
“Ne fillimisht e kemi marrë në mbrojtje tham me herët dhe për ardhjen deri tek ky vend kemi bërë shtruarjen e një trase të rrugës deri tek shpella. Kështu që në të ardhmën, së bashku me institucionet përkatëse nëse na mbështesin financiarisht edhe ne do të bëjmë hulumtimin më të imtë të saj me qëllim që të zhvillohet edhe turizmi rural ne komunën tonë.”
Ndryshe, shpella është zbuluar në shtator të vitit 2003.
Pas kësaj periudhe ishte një ekip i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit të Kosovës, që kishin arritur të shkonin gjer në thellësi të shpellës deri në 185 m, por, nga korridoret që ishin të ngushta ishte e pamundur të depërtohet sepse nga kjo mund të dëmtoheshin kristalet.
E në brendësi të kësaj shpelle ishin vërejtur edhe puse me ujë, duke i shtuar kështu edhe më shume pasuri nëntokësore kësaj shpellë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...