Është arrestuar në Durrës një serb i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim të narkotikëve.
Bëhet fjalë për Miroslav Krstic, 39 vjeçar i cili është dënuar me tre vite burg nga Gjykata e Lartë në Suboticë, Serbi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Arrestimi i tij është bërë nga Interpol Tirana.
Njoftimi i plotë:
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë”./klankosova/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I