Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) iu besua edhe një ngjarje madhore, siç është FIBA European Challenger për U16 te meshkujt.
FBK ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për Evropianin që do të zhvillohet në Prishtinë. Nga dita e hënë deri të shtunën (përveç të enjtes që është ditë e lirë) do të zhvillohen tri ndeshje në ditë.
Sfida hapëse është të hënën Shqipëria-Gjibraltari nga ora 14:00, kurse sfida hapëse për Kosovën është ndaj Maltës nga ora 17:00. Nga ora takohen Moldavia-Luksemburgu.
Mediat dhe mysafirët do të vendosën në Zonën 3, prapa koshave, kurse do të lejohen 15 % të kapacitet të palestrës për tifozët. Të gjithë të pranishmit në palestër duhet të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën sociale.
Përveç Kosovës janë akomoduar edhe Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia. Të gjitha ekipet janë testuar dhe kanë rezultuar negativ në testin e Anti-Covid.
Ndërkohë, basketbollistët e Kosovës U16 pas përgatitjeve intensive janë të gatshëm për këtë garë shumë të rëndësishme.
Federatës së Basketbollit të Kosovës iu besua edhe një organizim i veçantë, pasi më herët kishte organizuar Evropianin e Divizionit C për U18 te meshkujt më 2018, Evropianin e Divizionit B për U20 te femrat më 2019 dhe në shkurt të këtij viti organizoi parakualifikimet për Kupën e Botës 2023, ku përveç Kosovës, morën pjesë edhe Islanda, Luksemburgu dhe Sllovakia. Madje, për këto organizime mori lëvdata edhe nga FIBA./arbresh.info/
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...