Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se Shqipëria si pjesë e NATO-s dhe partnere strategjike e SHBA, duket të ketë përgjegjësi në zgjidhjen e krizës humanitare në Afganistan.
“Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan”.
Në një postim në mediat sociale, Basha shprehet se Shqipëria duhet të pranojë emigrantë nga Afganistani, por në proporcion me mundësitë që ka.
“Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”.
Sipas liderit të PD, rreziku për humbjen e identitetit kombëtar nuk vjen nga bashkëpunimi me SHBA dhe NATO duke pranuar emigrantë nga një zonë lufte, ndaj bën thirrje që vendi të ngrihet në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare.
“Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët.
Siç është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në Shqipëri”, shkruan Basha.
Më herët dhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë çështje dhe është shprehur se Shqipëria do të pranojë disa qindra afganë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...