Google ADS

Edhe në Kosovë tashmë mund të bëni testet gjenetike të sëmundjeve e ndryshme

12:15 | 15 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Laboratori “HomeLabPlus”, i hapur dy vite më parë ofron shërbime me standarde të larta, siguri dhe besueshmëri në analizat kimike, hematologjike, duke reduktuar kostot dhe minimizuar risqet e sigurisë dhe shëndetit.

Cilësia, shërbimet dhe efikasiteti e ka kthyer atë në një pikë reference për klientët.
Për arbresh.info, “HomeLabPlus” sqaron gamën e analizave që kanë për qellim ekzaminimet, që kryesisht bëhen analiza gjakut, analiza nga biokimia, hematologjia, pjesën e markozave të ndryshme, që janë viral, tumoral, kardiak etj.

Për të marr rezultatin gjaku kalon në disa procedura të cilat i shpjegon laboranti, Bujar Selmani.
Laboranti, njëherit edhe drejtor i këtij laboratori Pajtim Ademi për arbresh.info, ka shpjeguar arsyet e hapjes së këtij laboratorit dhe se çka ky laborator ofron për të gjithë qytetarët.

“Për momentin ne jemi vetëm me një pikë të laboratorit është kjo në lagjen Tophane dhe në të ardhmen shpresojmë që do të zgjerohemi edhe me tutje vetëm nëse na premton koha në aspektin e financave dhe në aspektin e kërkesës që e kërkon qytetari”, tha Ademi.

Ademi shpjegoi edhe fillimin sfidues me shpërthimin e pandemisë në vitin 2020.

“Kem të drejtën për me punu analiza, qoftë të testeve serologjike për mes gjakut si dhe anti gjen ose rapid teste që bëhen tash që kohet e fundit edhe është shtu kërkesa, pasi që ka filluar të rritet edhe numri i të infektuarve, përndryshe kemi licence për ushtrimin e kësaj veprimtarie”, tha Ademi.
Ky laborator përpos bashkëpunimet me laboratorët brenda vendit ka edhe bashkëpunime me ato në Truqi.
“Së fundit kemi bërë marrëveshje me një laborator në Stamboll për testet gjenetike të sëmundjeve e ndryshme”, tha Ademi.

E për të marr këto analiza nga Turqia shkon deri ne 30 ditë.

“Analizat gjenetike kanë një procedurë që zakonisht ne e kemi një marrëveshje kur ne dërgojmë mostra për testim që na imponon si procedurë e analizës është diku nëse nuk gaboj nga 20 deri në 30 ditë.”
Personeli i “HomeLabPlus”, numëron pesë punëtor si dhe ka aftësi teknike për të përdorur pajisje cilësore laboratorike që reduktojnë risqet gjatë analizës.

“Ne jemi pesë punëtor që punojmë në pjesën e paradites edhe specialistja e biokimisë e cila edhe ajo është në marrëdhënie pune tek ne, kurse puna jonë zhvillohet gjithsej në dy turne, ku fillon nga ora 07:00-15:00, dhe pjesa tjetër nga ora 15:00-19:00, përjashtim bëjnë vikendet dhe festat zyrtare.”
Për këtë laborator telashet dhe ngecjet nga pandemia nuk ishin prezentë pasi që gatishmëria për të mos zhgënjyer klientët ishte në nivel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme