Një numër i shtuar dukshëm i rasteve të reja me Covid-19 u regjistrua në statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ku ata njoftojnë se në javët e ardhshme situata mund të jetë kritike, por sigurojnë se sistemi shëndetësor është gati për valën e re. Klinika Infektive në Shkup është e mbushur me një numër pacientësh, ndërsa qendra të tjera të tilla do të aktivizohen, shkruan AIM.
Në pritje të hyrjes nesër në fuqi të masave kufizuese, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se përveç të vaksinuarve, në ambientet e hotelierisë dhe ngjarjet në hapësira të hapura do të lejohet hyrja edhe për personat që kanë kaluar Covid-19.
Duke pasur parasysh rritjen e madhe të numrit të diagnostifikuarve në spital me Covid-19 në javët e ardhshme, sipas Filipçes, situata mund të jetë kritike, por sistemi shëndetësor është gati për një valë të re.
Analiza e Ministrisë së Shëndetësisë tregon se nga gjithsej 3.497 pacientë të diagnostikuar në shtatë ditët e fundit, 3.047 janë të pavaksinuar, pra vetëm dhjetë përqind janë të vaksinuar dhe janë pozitivë, ndërsa ata që janë në spital për trajtim kanë një gjendje mjaft të qëndrueshme.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 161.359, numri i pacientëve të shëruar është 150.774, numri i të vdekurve është 5.542, ndërsa numri i rasteve aktive është 5,043.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë