Irani do t’i mbyllë për gjashtë ditë bizneset jothelbësore për shkak të rritjes së rasteve dhe vdekjeve si pasojë e pandemisë së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agenc (AA).
Ali Reza Raisi, zëdhënësi i Bordit Kombëtar Iranian të Luftës Kundër Koronavirusit, tha në një deklaratë për televizionin shtetëror se vendi ka shpallur pushim në periudhën 16-21 gusht për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike.
Raisi tha se ndalimi i udhëtimit midis qyteteve do të fillojë nga ora 12:00 të dielën, 15 gusht, dhe do të vazhdojë deri të shtunën, 21 gusht.
Ai gjithashtu deklaroi se qendrat tregtare, zyrat qeveritare dhe bankat do të mbyllen, përveç bizneseve të detyrueshme.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?