Ndonëse Festivali i Birrës së Korçës ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, nuk është i vetmi festival që po mbahet në vend.
Shumë Bashki, nga jugu në veri janë duke organizuar koncerte, panaire dhe evente të ndryshme ku në qendër është kultura, tradita, arti, muzika mbarëshqiptare.
Një prej tyre është edhe Lezha, qyteti që duket se ka patur një sezon të mirë turistik është duke zhvilluar një koncert me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare që prej ditësh tashmë mbahet në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë pjesëmarrjes së Sabri Fejzullahut, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, teksa e ka vlerësuar këngëtarin, duket se ka thumbuar edhe për zhurmën që është krijuar në Korçë, raporton newsbomb.al.
“Legjenda e këngës shqipe Sabri Fejzullahu, në një koncert në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë! Është nder për ne që marrin pjese këngëtarë të këtij kalibri e që kënaqin zemrat e gjithë shqiptarëve”, shkruan Ndreu.
Por nëse e humbët performancën e Sabri Fejzullahut, sot në Lezhë do të jetë i ftuar mjeshtri i këngës shkodrane Bujar Qamili.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...