Për herë të parë në gati një dekadë, Aeroporti Changi i Singaporit ka humbur vendin e tij në krye të renditjes vjetore të Skytrax për aeroportet më të mira në botë në World Airport Awards.
Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Dohas, i cili ka vite që po ngjitet, është renditur në vendin e parë për vitin 2021 në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”.
Këtë , Changi u rendit i treti-një arritje kjo për çdo aeroport tjetër, por jo nga këndvështrimi i super-fansave të tij, të cilët rregullisht lavdërojnë lehtësinë, komoditetin dhe opsionet e ushqimit dhe pijeve të nivelit të lartë të aeroportit.
Ngritja e Dohas përkon me punën e palodhur të linjës ajrore të saj kryesore, Qeveria e Katarit ka investuar shumë në transportuesin e saj kombëtar dhe aeroportin e saj, me rezultate mjaft spektakolare.
Aeroportet në Evropë dhe Azi dominuan pjesën tjetër të listës së vitit 2021. Japonia u votua si vendi me vlerësimin më të mirë në përgjithësi, me tre aeroporte në 10 vendet e para, duke përfshirë të dy aeroportet e Tokios (Narita dhe Haneda).
Çmimet Botërore të Aeroportit votohen nga klientët në një sondazh global të aeroportit të kryer nga Gushti 2020 deri në Korrik 2021.
Këtu është lista e plotë e 10 më të mirëve në kategorinë “Aeroporti më i mirë në botë”:
1. Hamad International Airport (HIA)
2. Tokyo Haneda Airport (HND)
3. Singapore Changi Airport (SIN)
4. Incheon International Airport (ICN)
5. Tokyo Narita Airport (NRT)
6. Munich Airport (MUC)
7. Zurich Airport (ZRH)
8. London Heathroë Airport (LHR)
9. Kansai International Airport (KIX)
10. Hong Kong International Airport (HKG)
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...