Paris Sainit-Germain ka shënuar fitoren e dytë në dy ndeshje në sezonin e ri në Ligue 1.
Parisienët triumfuan 4:2 në “Parc des Princes” ndaj Strasbourgut.
Festivalin e golave e nisi Icardi në minutën e tretë të ndeshjes, për ta vazhduar më pas Mbappe në të 25-tën dhe Draxler dy minuta më pas.
Strasbourgu tregoi shenja jete në minutën e 53-të kur Gameiro ngushtoi epërsinë. 11 minuta më pas, Ajorque shënoi për 3:2 dhe krijoi panik tek ekipi vendas.
Por, gjithçka u kthye nën kontroll për ekipin e Pochettinos kur Sarabia realizoi për 4:2.
Kështu, PSG merr përkohësisht vendin e parë me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...