Google ADS

Levizja Vetëvendosje prezanton kandidatin për komunën e Shtimes

20:49 | 14 Gusht 2021
S D

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Shtimes ka prezantuar për kandidat të komune, Qemajl Aliun.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare ne rrjetin social Facebook nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje ne Shtime./arbresh.info/

Postimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,

Ju njoftojmë se sot pas votimit të mbajtur nga anëtarët e Këshillit të Qendrës sonë, ne zgjodhëm kandidatin i cili do të na përfaqësoj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Shtimes nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë Z. Qemajl Aliu.

Ashtu siç vendosëm ne, do të vendosin edhe qytetarët shtimjanë, pasi që ndryshimi është i domosdoshëm dhe i mundshëm vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Na priftë e mbara!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme