Zjarr në Lezhë, flakët i afrohen fshatit Katund i Vjetër, rrezikohen disa banesa mes pyjeve

19:55 | 14 Gusht 2021
A. B.

Fshati Katund i Vjetër në Rubik rrezikohet seriozisht nga zjarri. Mesohet se zjarri i cili ka rënë në Lalm-Lukaj tashmë po përhapet dhe po i afrohet fshatit.

Një kodër ndaj zjarrin nga fshati dhe për dy orë flakët mund të futen në zonën e banimit. Disa banesa të cilat janë në pyll rrezikojnë seriozisht nga situata.

Policia ka shkuar për të parë gjendjen në terren, por mësohet se deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme