Luftëtarët talebanë u janë afruar kryeqytetit afgan, Kabulit, pasi përparimi i tyre i shpejtë nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi.
Luftimet janë raportuar në Maidan Shar, 40 km nga kryeqyteti, dhe në Mazar-e-Sharif, i vetmi qytet i madh në veri i cili ende është nën kontrollin e qeverisë.
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka thënë se po zhvillon bisedime intensive me aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, shkruan BBC.
Më shumë se 15 milionë njerëz janë zhvendosur nga dhuna, ku shumë prej tyre janë drejtuar drejt Kabulit me shpresën për të gjetur siguri.
Gratë në zonat e kapura nga talebanët përshkruan se ishin të detyruara të mbanin burka, ndërsa raportohet se shumë njerëz janë rrahur për shkeljen e rregullave shoqërore.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua