Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar vet Bulliqi ku tha se fitorja është e padiskutueshme.
“Po, zyrtarisht jam kandidat i Vetëvendosjes për Podujevën. Gara është garë politike që ne do ta bëjmë dhe fitorja është e padiskutueshme”, është shprehur Bulliqi.
Ai tha se në këto muaj qeverisje në Podujevë ka filluar ndryshimi dhe çdo ditë e më shumë po preket ai ndryshim.
Kujtojmë se Bulliqi kundërkandidat do ta ketë Ekrem Hysenin nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa nga Partia Demokratike e Kosvoës nuk është bërë ende i ditur kandidati/ja.