Google ADS

​Dy të vdekur nga koronavirusi dhe 410 raste të reja në Shqipëri

19:01 | 14 Gusht 2021
A. B.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 410 raste të reja nga 5.252 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.634 që nga fillimi i epidemisë.

149 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 50 në Shkodër, 29 në Fier, 20 në Vlorë, 19 në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet dhe nga një rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.

Aktualisht janë 2.453 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor 39 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë nga Vlora, 44 dhe 76-vjeç.

Që nga shpërthimi i pandemisë me coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 135.550 raste, prej tyre 130.634 janë shëruar, 453 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.463 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme