Chelsea e ka nisur në mënyrë fantastike edicionin 2021/22 në Premierligë. “Blutë” e Londrës fituan 3:0 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e xhiros së parë.
Pas këtij triumfi ka ardhur edhe reagimi nga futbollisti më i ri i Chelseat, Romelu Lukakut, i cili nuk ishte i gatshëm të luajë në ndeshjen e xhiros së parë.
“Bravo djema! Fillim i mirë!” – shkroi ai në profilin e tij në Twitter.
Marcos Alonso e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e 27-të. Ai shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 1:0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për ekipin e drejtuar nga Thomas Tuchel. Christian Pulisic e dyfishoi epërsinë në minutën e 40-të, e që ishte rezultati i pjesës së parë.
Goli i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të. Trevoh Chalobah realizoi në debutimin e tij në Premierligë me Chelsean një gol të bukur nga distanca. /Gazeta Express/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...