Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në ditën kur qeveria e udhëhequr nga ai i ka bërë 6 muaj nga marrja e mandatit ka thënë se para zgjedhjeve u ka premtuar qytetarëve se do ta çlirojnë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ua hequr siç tha ai pushtetin zhvatës nga qafa.
Kurti tha se qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 30 për qind ndërsa vetëm në tremujorin e dytë, rritja kap shifrën prej 46 për qind.
“Kjo rritje e aktiviteti ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra:
34 për qind më shumë të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave;
37 për qind më shumë TVSh e mbledhur;
95 për qind më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë”, ka bërë të ditur Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Më tej, ai tha se të hyrat kanë shënuar rritje prej 33 për qind ndërsa të hyrat që mblidhen brenda vendit, Kurti tha se po rriten me ritëm më të shpejtë sesa të hyrat që mblidhen në kufi./arbresh.info/
SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglind...
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...