Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën e vaksinimit të popullatës kundër COVID-19.
Ai ka thënë se qendrat e vaksinimit janë të pamjaftueshme edhe po të hapeshin në plotni dhe se as tre turne s’bëjnë punë në kulm të shpërthimit masiv.
“Plot 1128 raste të reja në ditë. Po aq, nga një mijë secilën ditë – tre mijë për tre ditë – numra rekord gjatë gjithë pandemisë. Gjashtë kosovarë të vdekur në kaq pak kohë. Do t’iu thosha vaksinohuni, siç dhe ju themi çdo ditë e për ditë, por ku të vaksinoheni sot kur Qeveria më dembele në Evropë ka vendosur t’i mbyllë qendrat e vaksinimit në kulmin rekord të pandemisë. Ku t’i merrni vaksinat sot kur shteti është, me vetëdije, në pushim vikendi?”.
“Qendrat janë të pamjaftueshme edhe po të hapeshin në plotni. As tre turne s’bëjnë punë në kulm të shpërthimit masiv. Në vend të një administrimi kolektiv, gjithënacional, që përfundon në pak ditë, Qeveria jonë zgjedhë pushim. Mbesim të fundit në Evropë në administrim; të parët për infektime për kokë banori në ditë. Një vend kaq i vogël, vazhdon t’i ketë 80% e popullsisë të pavaksinuar”.
Abdixhiku ka thënë se mbyllja e sërishme do të vjen si e pashmangshme.
“Këta kanë dezertuar kujdesin për pandeminë. S’merren me të, sikurse me asgjë. Prandaj kujdesuni për vete! Vaksinohuni! – kurdo që vendosin këta të punojnë”./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...