Google ADS

LDK kritikon Qeverinë për masat e reja

11:51 | 14 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një konferencë për medie ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë.

Nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekiqi, të shtunën në një konferencë për media tha se vaksinimi i vetëm 10% i qytetarëve me dozë e dytë kundër Covid-19, tregon se Qeveria nuk ka planë për ta menaxhuar pandeminë.

Ajo po ashtu tha se masat e vendosura nga Qeveria janë të vonuara.

“Situata pandemike është rënduar kohët e fundit. Deri më sot është vaksinuar vetëm 10% e popullatës me dy doza. Kjo është shumë e vogël në krahasim me vendet e tjera. Masat janë të vonuara, Qeveria nuk ka plan të mirëfilltë për vaksinim.Si mund të kufizohet lëvizja e nuk ka terminë për vaksinim”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme