Ndërron jetë analisti politik Ramush Tahiri

21:53 | 13 Gusht 2021
A. B.

Ka ndërruar jetë analisti kosovar, Ramush Tahiri.

Lajmin për vdekjen e Tahirit e ka bërë të ditur ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj

“Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Tahiri ka qenë këshilltar politik i presidentes së vendit, Atifetje Jahjaga.

Ai ashtu ka qenë edhe këshilltari Nexhat Dacit, kryeparlamentarit të parë të Kosovës.

Tahiri gjatë këtij viti kishte qenë i prekur me Covid-19.

Ai pas vetës ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme