Google ADS

Arrestohen dy persona në Ferizaj , konfiskohen edhe armë zjarri

17:18 | 13 Gusht 2021
A Z

Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , sot rreth orës 12:37 ka pranuar një informacion se një person me inicialet B.B ( M/K) i moshës 46 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër M.B (M/K) i moshës 52 vjeçar, këtë të fundit e kanos me armë zjarri .

Në lidhje me këtë, Njësitet Reaguese të stacionit policor në Ferizaj të shoqëruara edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH),  kanë arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, në një fshat të Ferizajt dhe aty kanë hasur të dyshuarin me pistoletë në dorë duke e kërcënuar personin tjetër .

Policia nga afër, pas disa urdhrave që i japin të dyshuarit që të lëshojë armën, i dyshuari më në fund dorëzohet dhe lëshon armën në tokë .

Në lidhje me këtë, arrestohen dy të dyshuarit e kësaj ngjarje , konfiskohet arma e zjarrit ( pistoletë e mbushur me 9 fishek)  dhe shoqërohen në stacionin policor në Ferizaj.

Me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt , përkatësisht gjyqtarit të procedurës paraprake, bastiset shtëpia e të dyshuarit  B.B, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me 10 fishek dhe një thikë.

Policia, pasi interviston të dyshuarit e kësaj ngjarje, pas hetimeve në proces,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , që të dy të dyshuarit B.B dhe M.B,  dërgohen në mbajtje për  48 orë ,njëri për kanosje me armë zjarri, ndërsa tjetri për sulm.

Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj./arbresh.info/

Të ngjashme