Të paktën 27 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar vërshime në disa qyteza në rajonin e Detit të Zi në Turqi, ka thënë Agjencia për Emergjenca sot.
Kjo është katastrofa e dytë natyrore me të cilën po përballet Turqia këtë muaj. Më herët zjarret që kanë lënë të vdekur tetë persona, kanë shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë të pyjeve.
Vërshimet kanë shkaktuar kaos në provincat veriore, teksa autoritetet kanë qenë duke vënë nën kontroll zjarret pyjore në brigjet jugore.
Agjencia për emergjenca ka thënë se 25 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provincën Kastamonu dhe dy të tjerë kanë vdekur në Sinop.
Kërkimet kanë vazhduar edhe për një person të zhdukur në provincën Bartin.
Më shumë se 1 mijë e 700 persona janë evakuuar nga zonat e prekura, disa me ndihmë të helikopterëve dhe barkave.
Helikopterët kanë ulur personelin në kulmet e ndërtesave për të shpëtuar njerëzit, të cilët janë bllokuar pasi shirat i kanë bërë rrugët të paqarkullueshme.
Si pasojë e vërshimeve është thënë se 330 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Pesë ura janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar, ka thënë agjencia për emergjenca, derisa pamjet televizive kanë shfaqur shumë makina të shkatërruara nëpër rrugë.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...