Armend Zemaj bën thirrje për vaksinim

16:01 | 13 Gusht 2021
S D

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.

Ai ka thënë që është alarmante që vetëm sot në Kosovë janë shënuar 1.128 raste të reja me koronavirus si dhe tri raste të vdekjes.

Postimi i plotë:

Sot, edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante!

Reklamë

Qytetarë të dashur,

Ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën.?

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme