Google ADS

Një i arrestuar në Ferizaj, gjeti portofolin në rrugë, nuk lajmëroi pronarin as policinë

15:21 | 13 Gusht 2021
S D

Stacioni policor në Han të Elezit , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Feriza, rreth orës 19:00 kishte pranuar një informacion nga një person me inicialet B.XH, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili posa ka kaluar pikën kufitare në Han të Elezit, në rrugën ‘’Adem Jashari ‘’, pasi kishte blerë ca gjëra ushqimore në një dyqan , i kishte rënë portofoli. Me të kuptuar që nuk e ka portofolin, e lajmëron policinë dhe jep deklaratë me shkrim në stacionin e policisë .

Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve , siguron informacione rreth personit të dyshuar që ka marr portofolin dhe me datën 11.08 .2021 e shoqëron të dyshuarin me inicialet D.A ( M/K) i moshës 42 vjeçar, nën dyshimin së në mënyrë të kundërligjshme kishte përvetësuar dhe mbajtur në pronësi pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në këtë rast portofolin me dokumente personale të tij zvicerane dhe para rreth 175 euro dhe 30 franga.

Në lidhje me këtë policia, pasi interviston të dyshuarin , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ndaj tij iniciohet rast penal ‘’ Shpërdorim i pasurisë së huaj’’ dhe rasti mbetet në procedurë të rregullt., ndërsa në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme