Sindi Loci doli e vetme nga “Për’puthen, ndonëse ishte një nga konkurrentet që qëndroi më gjatë në program. Ajo nuk arriti të përputhej me asnjë nga djemtë në emision, por siç duket ka gjetur dashurinë e saj jashtë.
Ditë më parë, e ftuar në emisionin “Trotuar” ajo zbuloi se tashmë e ka zemrën të zënë dhe kështu përjashtoi mundësinë që mund të krijojë lidhje me një nga djemtë e emisionit jashtë, sidomos me Muratin.
Sindi pranoi se është e dashuruar, por nuk preferoi të jepte shumë detaje. Vetëm pasi u ngacmua më tej nga moderatori, ajo tregoi se djali që i ka rrëmbyer zemrën është shumë i sinqertë dhe kjo e ka bërë të bjerë në dashuri me të.
Së fundmi, gjatë një bisede me ndjekësit në InstaStory, ajo ka treguar detaje të tjera për partnerin si dhe ka publikuar një foto së bashku me të.
“Si të bëri për vete? Si të flet, si të trajton?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit.
“Për vete më beri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi dhe sikur koha ndalon. Pastaj nuk e di, më jep gjithmonë atë ndjesinë e paqes kur jam me të. Do më duhej gjithë nata ta shpjegoja”, i është përgjigjur Sindi.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme