Grubi: Të punojmë për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme

12:04 | 13 Gusht 2021
arbresh.info

Në fjalimin e tij hyrës për 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka treguar prioritetet që e presin vendin dhe qeverinë aktuale.

Sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, gjithëpërfshirja dhe jetësimi në praktikë e “Agjendës së Gjelbër”, sipas Grubit janë sfidat përtej Ohrit.

Porositi, se sikurse ajo e Ohrit dhe Prespës, duhet me guxim dhe përkushtim të zbatohet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, kjo siç tha, që të mos i bëhet konak euroskepticizmit.

Kujtoi, se duhet të punohet për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

“Sfida jonë përtej Ohrit është sundimi i Ligjit, luftë e pakompromis me korrupsionin dhe krimin, përqafim i diversiteteve dhe gjithëpërfshirjes në institucione kredibile demokratike dhe cilësi të jetës nëpërmjet përqafimit të “Agjendës së Gjelbër”. Po të mos ishte Ohri, nuk do të ishte Prespa. Po të mos ishin të dyja, s’do të kishim NATO por, ne nuk duhet të ndalemi këtu dhe duhet të gjejmë forcë për të zbatuar edhe Marrëveshjen e tretë (atë me Bullgarinë) me po të njëjtin guxim dhe përkushtim duke vulosur të ardhmen tonë evropiane. Të udhëheqim e mos të udhëhiqemi. Të punojmë për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës na mundësuan që ky vend, ky popull, ky rajon nuk i bën dot konak euroskepticizmit, por përkundrazi, sa më e madhe sfida, aq më i madh është përkushtimi ynë, sepse dielli ynë, të dashur miq, lind në perëndim”, përfundoi fjalimin e tij Grubi, transmeton TV21.

Pas tij, paraqitje ka pasur presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme