Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën si dhe 21 të tjerë janë lënduar si pasojë përmbysjes së një autobusi në Marok, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në agjencinë zyrtare të lajmeve të Marokut, MAP, administrata lokale e qytetit ka publikuar një njoftim lidhur me aksidentin.
Në njoftim thuhet se një autobus pasagjerësh në autostradën numër 2038 ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në humnerë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 7 persona, në mesin e të cilëve 3 fëmijë.
Në aksidentin në fjalë janë lënduar 21 persona, të cilët janë transferuar në spitale të ndryshme në rajon.
Autoritetet gjyqësore kanë filluar një hetim në lidhje me aksidentin.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...