Detaje nga sulmi në Angli dhe identiteti i autorit

09:09 | 13 Gusht 2021
S D

Mbrëmja e së enjtes ishte një ditë e tmerrshme në Plymouth të Anglisë, ku 5 persona mbetën të vrarë me armë zjarri, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Jake Davison, 23 vjeç. Ai vrau fillimisht anëtarët e familjes së tij para se të dilte në rrugë dhe të hapte zjarr ndaj personave të tjerë, ndërsa në fund vrau veten. Mes viktimave ishte edhe një vajzë 5-vjeçare, ndërsa qëlloi edhe mbi 2 persona që kishin dalë shëtitje me qenin.

Dëshmitarët u shprehën se kanë parë autorin e ngjarjes të armatosur dhe të veshur në të zeza e gri, i cili hapi zjarr në zonën e Keyham pak pas orës 18:00 të së enjtes.

Forca të shumta policore, madje edhe helikopterë, mbërritën në skenën e krimit, ndërkohë që banorëve të zonës iu kërkua nga autoritetet që të mos dalin nga banesat e tyre. Deri më tani, përjashtohet që ky të ketë qenë një sulm terrorist.

Deputetët e zonës e kanë quajtur “ditë të zezë” për komunitetin e tyre ditën e enjte dhe i kanë kërkuar banorëve që në respekt të viktimave, të mos postojnë foto apo video të viktimave./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme