4,414 raste aktive me coronavirus në Kosovë

08:09 | 13 Gusht 2021
S D

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 4,414.

MSH njofton se deri tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963, ndërsa nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,267.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.

Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme