Ambasadori i Republikës së Kosovës në Norvegji, Uliks Emra, ka vlerësuar se FC Prishtina është paraqitur me dinjitet ndaj kampionit norvegjez Bodo/Glimt në xhiron e tretë të Conference Leagues.
Emra vlerëson se Prishtina sonte meriton duartrokitje.
Prishtina u eleminua në raundin e tretë Ligës së Konferencës.
Kampionët e Kosovës u mposhtën me rezultat 2-0 nga Bodo/Glimt, duke u eleminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Emra e shikoi ndeshjen me presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi dhe aksionarin Rrahman Haradini.
Postimi i Uliks Emrës në Facebook:
FC Prishtina sonte meriton duartrokitje
Nuk ka humbje te mire dhe qe te ben te lumtur, por ka humbje me dinjitet.
Sonte FC Prishtina tregoji kualitet, karakter te forte dhe mbi te gjitha kulture te larte sportive.
Imazhi i Republikes se Kosoves sonte u fuqizua edhe me tej, prandaj bravo ketyre djelmoshave dhe klubit te Prishtines.
Mos u ndalni drejt profesionalizmit dhe ngritjes se metutjeshme.
/Foto: Fehmi Sejdijaj/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën