Google ADS

KRU “Prishtina” ankohet ndaj kompanive që rregullojnë rrugë

20:28 | 12 Gusht 2021
A. B.

Ujësjellësi “Prishtina” për dy ditë rresht ka bërë të ditur se kompanitë që merren me rregullimin e rrugëve po i mbyllin pusetat e kanalizimeve.

Sipas kompanisë, mbulimi me asfalt, beton e kubëza po ua vështirëson punën në terren për gjetjen dhe zhbllokimin e pusetave.

Raste të tilla, sipas Ujësjellësit, janë hasur në rrugën ‘Shyqeri Koshtuvica’ ku puseta kishte qenë e mbuluar me beton.

“Gjatë ditës së djeshme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit mezi e zbuluan pusetën e fshehur nen kubezat e betonit në rrugën “Shyqeri Koshtuvica” në Prishtinë”, thuhet në reagimin e Ujësjellësit.

Rast i ngjashëm është hasur edhe në rrugën ’Karadaku’, ku pusetat përpos betonit janë të mbushura edhe me mjete të forta e mbeturina të ndryshme.

Një gjendje e tillë sipas kompanisë e vështirëson funksionimin e mirëfilltë të rrjetit të kanalizimit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme